Ministria e Drejtësisë sqaron procedurën për Balilin



Ministria e Drejtësisë ka sqaruar publikisht gjithë procedurën e ndjekur në lidhje me dosjen e Kelment Balilit. Sipas dikasterit që drejtohet nga Ylli Manjani procedura ka nisur në datën 11 maj të këtij viti, muaj kur emri i Balilit u përmend në një rast trafiku droge ne Greqi, ku hetimet ishin drejtuar nga DEA amerikane.

Në këtë datë Prokuroria për Krimet e Rënda i kishte kërkuar ndihme juridike Greqisë nëpërmjet ministrisë tonë të Drejtësisë. Akuza shqiptare kërkonte informacion mbi hetimet që ishin kryer në shtetit fqinj. Prokuroria për Krimet e Rënda kishte regjistruar në mars të këtij viti një procedim për Baililin, por nuk kishte gjetur prova për ta ndaluar atë.

- Prosegue dopo la pubblicità -

Ministria thotë se me 17 maj në zyrat e Interpol Tiranës ka mbërritur urdhër-arresti ndërkombëtar për Balilin. Kjo zyrë ka njoftuar Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

- Prosegue dopo la pubblicità -

Me 25 maj minstria e drejtësisë me kerkesë të prokurorisë ridergon leter porosi në Greqi që t’u vihet në dispozicion dosja hetimore.

Nga kjo datë deri në 14 nëntori sqaron ministria e Drejtësisë, nuk ka patur asnjë letër-këmbim me palën greke.

- Prosegue dopo la pubblicità -

Vetëm në datën 14 të muajit te kaluar nëpërmjet rrugëve diplomatike nga Minsitria e Jashtme ka mbërritur dosja e Balilit.

- Prosegue dopo la pubblicità -

Po atë ditë dosja është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me qëllim marrjen e kasetave origjinale. Në datën 16 prokuroria e ka ridërguar në ministri me qëllim përkthimin e 1700 faqeve material.

Për 20 dite 15 persona u angazhuan në përkthimin e dosjes e cila iu dërgua prokurorisë në datën 6 dhjetor. Sqarimi i ministrisë vjen pas akuzave të ambasadorit amerikan se Balili nuk u arrestua për shkak të lidhjeve politike, akuza të cilat ai i drejtoi edhe ndaj këtij dikasteri./ TV KLAN

- Prosegue dopo la pubblicità -
Se ti è piaciuto questo articolo e non vuoi perderti i nostri aggiornamenti pui seguirci anche su Telegram al seguente indirizzo >https://t.me/globochannel<. E' inoltre possibile seguirci su Facebook cliccando "MI PIACE" e poi "segui" su questa Pagina >www.facebook.com/GloboChanneldotcom<. GloboChannel.com è anche su twitter.com/globochannel1, su instagram.com/globo_channe_ita/ e su linkedin.com/company/globochannel.